OpenStreetMap

Përshëndetje,

në këtë postim do mundohem të paraqes gjëndjen aktuale të osm-mapping të qytetit (+rrethina) të Tiranës. Gjithashtu, ky postim mund të përdoret edhe për ndryshimet e kategorive të ndryshme që mund të bëhen si plankategori të kartografisë në hapat e mëtejshëm.

Përshkrimi i kategorive të mëposhtme:

highways (pothuajse është në versionin e parë të përfundimit total)

  • motorway
  • primary
  • secondary
  • tertiary
  • unclassified
  • residential
  • service
  • etj

places (pjesërisht; mungojnë shumë emërtime)

  • suburban
  • etj

emergency (pjesërisht; mungojnë shumë emërtime)

  • ambulance station
  • firestation

amenity (pjesërisht; mungojnë shumë emërtime dhe ato aktualet duhen verifikuar)

  • education (school, college, kindergarden, university, library, etj)
  • healthcare (hospital, pharmacy, social facility, veterinary, dentist, doctors, clinic, etj)
  • financial (bank, atm)

entertainment

  • theatre
  • art centre
  • casino
  • social centre
  • community centre
  • cinema
  • nightclub
  • stripclub
  • etj

transportation

  • bus station
  • bus terminal
  • taxi
  • bicycle parking
  • bicycle station
  • bicycle rental
  • camping
  • etj

leisure (ka pak POI’s, point of interest, megjithëse shtohen pothuajse çdo ditë)

  • për emërtimet e tyre po vendos një link

tourism (pjesërisht; për ato ekzistueset mungojnë informacione të sakta dhe verifikimi i tyre!!!)

  • hotels
  • motels
  • hostels
  • camp site
  • attractions
  • etj

buildings

  • me këtë kategori për mendimin tim mund të vazhdohet kur ka një infrastrukturë të rregullt rrugore me emërtimet e rrugëve
  • sistemi i adresave është problem në vehte që ndoshta duhet diskutuar më vonë

Kategoria “highway” pothuajse është në përfundim e sipër. Ka disa muaj që merrem me të dhe mungon vetëm proçesi “fine tunning” me disa verifikime aktuale në terren, veçanërisht kryqëzimet e mëdha (së bashku me footway, pedestrian crossing, traffic signal, etj). Dhe ky proçes është në punë intensive.

Kam renditur kategoritë sipas rëndësisë së tyre për gjendjen aktuale që gjendet harta e Tiranës.

Mendoj që ky përshkrim të shërbej edhe si orientues i proçesit të kartografimit të OSM-Tirana.

Map Features mund ti gjeni këtu.

osm wiki-in e gjuhës shqipe do mundohem të strukturoj edhe hapat e parë për mapper-at e rinj dhe një hyrje fillestare në programin josm dhe pse ta përdorim atë që në fillim.

(diskutim i hapur)

Location: Çam Market, Njësia Bashkiake Nr. 10, Tirana, Tirana Municipality, Tirana County, Central Albania, 1019, Albania

Discussion

Log in to leave a comment